Dimal Basha bën homazhe në Prekaz, te Rugova, Demaçi dhe “Heroinat”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë sot homazhe në disa prej vendeve më të rëndësishme historike dhe përkujtimore në vend.

Basha vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz, ku nderoi sakrificën e familjes Jashari, më pas bëri homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

banner

Ai gjithashtu vendosi lule edhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Heroizmi i Komandantit Adem Jashari dhe 58 anëtarëve të familjes së tij, është themeli mbi të cilin u ngrit çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Prekazi mbetet përjetësisht burim frymëzimi për vetëdijen tonë kombëtare, për unitetin dhe përkushtimin tonë ndaj atdheut.

Pas Prekazit heroik, vazhdova me nderime në vendin ku pushon Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili shtriu rrugën drejt shtetësisë sonë dhe e kishte të qartë se kompromisi i vetëm ishte Pavarësia, dhe asgjë më pak”, shkruan Basha në Facebook.

Në këto homazhe, Bashës iu bashkua edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.