Në 26-vjetorin e Policisë së Kosovës: Hoti kritikon mungesën e kushteve dhe mbrojtjes së nevojshme për pjesëtarët e saj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar institucionet shtetërore në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke theksuar se pjesëtarët e këtij institucioni ende nuk marrin mbështetjen dhe mbrojtjen e duhur nga shteti.

Sipas Hotit, megjithë sakrificën dhe rolin e rëndësishëm që luan Policia e Kosovës, pjesëtarët e saj përballen me mungesa serioze në sigurimet shëndetësore, të jetës dhe pensione dinjitoze. Ai shtoi gjithashtu se ata punojnë në kushte joelementare, duke përfshirë mungesën e ushqimit, veshmbathjes dhe mjeteve logjistike.

banner

“Respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj institucionit simbol dhe identitar të Republikës së Kosovës – Policisë. Mirënjohje dhe përulje ndaj të gjithë atyre policëve që ranë në krye të detyrës dhe atyre që u lënduan në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve. Ndjehem keq që pas kaq vitesh shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt. Është e papranueshme edhe fakti se ju mungojnë kushtet dhe mjetet e punës adekuate, siç janë: shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Ai bëri thirrje për trajtim të dinjitetshëm të pjesëtarëve të Policisë, duke theksuar rolin e tyre kyç në ndërtimin dhe sigurimin e shtetit të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.