Mirlind Behluli: Rama e tregoi hipokrizinë e shqiptarëve, ja pse pajtohem me Edi Ramën

Gazetari i Gazetës Politika, Mirlind Behluli, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me sjelljen e shqiptarëve ndaj mjedisit. Ai tha se për herë të parë pajtohet pothuajse plotësisht me Ramën, i cili mbrëmë kritikoi shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia se ndotin bregdetin ndërsa shfaqen patriotë vetëm në rrjete sociale.

Behluli theksoi se shqiptarët nuk tregojnë kujdes ndaj natyrës, duke e ndotur lumin, detin e malet, ndërkohë që në internet paraqiten si patriotë të mëdhenj. Ai shtoi se patriotizmi nuk duhet të kufizohet vetëm në statuse përvjetorësh, por edhe në kujdesin për ambientin dhe reagimin ndaj keqqeverisjes.

banner

Megjithatë, Behluli u shpreh se Rama duhet të marrë përgjegjësinë për mungesën e një sistemi të mirëfilltë për mbrojtjen e plazheve dhe për lejimin e ndërtimeve pa standard në bregdetin shqiptar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.