Anatomia e akuzave të Konjufcës: Opozita me qendrime “anti-shtetërore”, Kushtetuesja kontriboi në krizë

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ndodhi një “shpërthim diskursiv”. Glauk Konjufca, nënkryetar i parë i LV-së, nuk ka ngurruar të dërgojë disa mesazhe, që më shumë ngjanin në akuza të drejtpërdrejta ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese. Çka tha Konjufca?

Nënkryetar i parë i VV-së mbajti një fjalim relativisht të gjatë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së. Në fakt, Konjufca ishte goxha i ashpër.

banner

Si rrallëherë, Konjufca përdori terme e cilësime arbitrare, me ngjyrime e ngarkesa shprehëse të rënda në lidhje me PDK-në, LDK-në e AAK-në, të cilët i akuzoi për përpjepje “të rrezikshme” për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.

“Mendja ma thotë që sivjet e pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor” – ishte fjalia hyrëse e Konjufcës në një kritikë të ashpër ndaj opozitës e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Politika.

Pas kësaj fjalie, Konjufca, që me profesion është filozof, u lëshua në një interpretim mbi kuptimet shtresore të qëndrimeve të opozitës.

“Me ose pa vetëdije, partitë politike që e kanë shpallur veten kundërshtare të VV-së, qysh prej ceritifikimit të rezultateve të zgjedhjeve janë përpjekur ta thonë vetëm një gjë. E kjo është që vetëm një votë më pak se 50 për qind dhe shteti mbetet pa Kuvend” – e vazhdoi kritikën Konjufca.

E pasi e kreu interpretimin e qëndrimeve, Konjufca e thelloi kritikën. Më shumë se kritikën, Konjufca e hapi “derën” e akuzave. Konjufca e përdori një togfjalësh të rëndë, duke i akuzuar PDK-në, LDK-në e AAK-në për “qëndrime anti-shtetërore”.

“Të jesh kundër themelimit të Kuvendit do të thotë të jësh kundër vetes. Në fund të fundit, mund të thuhet se kriza institucionale zgjati sepse, në pjesën e parë, partitë opozitare vendosën që VV-ja të mos e ketë për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun. Kurse në pjesën e dytë, kjo krizë po zgjat ende, sepse ato po mendojnë që nuk ka Republikë dhe Kuvend nëse nuk zgjidhet një nënkryetar i Listës Serbe. Kur ishte çështja pra te kryetarja shqiptare e VV-së, partitë kundërshtare u bën shumë lehtë bashkë për ta bllokuar. Kurse kur erdhi çështja të nënkryetar serb jashtë Listës Serbe, pra një nënkryetar jashtë LS, u mobilizuan që kjo të mos ndodh. Të dy këto qëndrime janë shumë anti-shtetërore” – akuzoi Konjufca, transmeton Gazeta Politika.

Në fjalimin e tij, Konjufca nuk harroi të përmendte edhe Gjykatën Kushtetuese, të cilën e akuzoi për kontributin në krizën institucionale. Përtej kësaj, Konjufca e komentoi edhe lëndën e re në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me nënkryetarin serb të Kuvendit.

“Edhe Gjykata Kushtetuese i kontribuoi krizës. Qasja e saj ishte më shumë politike se kushtetuese. Tash Gjykata është para një vendimi të madh. Kushtetuta e Republikës tonë nuk i jep kurrëfar supremacie në relacion me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës partisë fituese serbe. Prandaj, Gjykata nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës. Ky është akti më i lartë i Republikës. Ose do të çelet rruga që Kuvendi të vazhdojë ose do të shkojmë në zgjedhje të reja. Ama skenar i tretë, të cilin as që mund ta imagjinojë, është ai më i keqi i mundshëm. Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, do të thoja unë. Një skenar i cili ai jep Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jetë peng i Listës Serbe. Ne kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë” – tha Konjufca, transmeton Gazeta Politika.

Sjellim ndërmend që në Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, është propozuar nga Konjufca për mandatar të VV-së për kryeministër të ardhshëm. Kurti u votua në mënyrë të hapur, ku nuk mori asnjë votë kundër./GazetaPolitika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.