Kurti kritikon gjyqtarët e Kushtetueses: Hije të opozitës dhe relikte të trashëgimisë së vjetër

Pas votimit unanim si mandatar për Qeverinë, Albin Kurti mori fjalën para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, duke kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese dhe përbërjen e saj, të cilën e quajti “relikte të trashëgimisë jokulturore”.

Në mes të mandatit tonë që s’po përfundon dhe mandatit të ri që s’po fillon, të nderuar delegatë të KP të VV’së, e dimë që ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si një hije politike e opozitës ndaj VV’së. Meqë tash u zgjodh kryetari i kuvendit dhe 4 nënkryetarë gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së LS paarsyeshëm besoj dhe unë dhe kërkoi që 120 deputetë të republikës, merreni me mend, të vegjetojnë deri më 30 shtator, plot 25 ditë kot. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë I shëndetësisë Arbër Vitija të lëshojë një vendim mjekësor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmen dilemë që e kam në këtë situatë nëse është më shumë absurd apo më shumë e dëmshme kjo masë 25 ditore. Por që është edhe shumë absurde edhe shumë e dëmshme nuk kam dyshime”, tha Kurti.

banner

Kurti gjithashtu kritikoi vonesat e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo ka “vonuar” një muaj e gjysmë për trajtimin e ankesave të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së.

Pra përgjatë këtyre 4 muaj e gysme,2/3 e kohës realisht kemi qenë në pritje të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita, jo ne”, tha Kurti.

Ai tha se se pesë nga shtatë gjyqtarët janë zgjedhur në vitin 2018, gjatë pushtetit të koalicionit PAN me LS, dhe se përbërja e saj ka mbetur e pandryshuar edhe pas ndryshimeve në parlament dhe qeveri.

“Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit, pengon dhe qëllimshëm dëmton procese të dobishme për qytetarët e Republikës sonë. Në 8 raste me vendimet e tyre kanë penguar nisa reformuese qëllimmira të qeverisë duke i shpallur ato si antikushtetuese, në plot herë vendimmarrja e tyre ka vonuar mbi 1 vit. Një herë të vonojnë e pastaj të rrëzojnë. E nëse e llogarisim mesataren e tyre Kushtetuesja është vonuar 329 ditë, afërissht 11 muaj për një vendim të vetëm, ndërsa qeveria jonë vetëm në mbledhje të qeverisë ka miratuar 2 mijë e 349 vendime për këtë mandate, pra mbi një vendim në ditë e Kushttuesja ka nevojë afërsisht 329 ditë për një vendim të vetëm. Ne si qeveri kemi marrë më shumë se një vendim në ditë, e ata më shumë se 11 muaj për një vendim.  E kur e marrin atë vendim, është vendim zakonisht i mbrapshtë e ne i kemi të gjitha këto vendime të mira. A po e kuptoni pse e kemi Gjykatën Kushtetuese të këtillë si është ndërmjet mandatit që s’po përfundon dhe mandatit te ri që s’po nisë.”

Ai përmendi gjithashtu disa nga ligjet që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar ndikimin e vendimeve të saj në proceset e qeverisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.