
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti do ta hapë fushatën zgjedhore të shtunën, nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ai ka bërë të ditur se në këtë ngjarje do të prezantohen të gjithë kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash.
‘‘Ja ku po nisim prapë!
Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për kryetarë komunash.
Ejani të gjithë.
Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithherë’’, ka shkruar Abdixhiku.



