Ilir Kërçeli kritikon Arian Tahirin:I përdor 30 fjalë pa nevojë, ta merr mendja i ka shkru me ChatGPT

Deputeti i VV-së kritikon stilin e opozitës dhe thumbon edhe deputetet e LDK-së në Kuvend.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, gjatë seancës në Kuvend, duke kritikuar mënyrën e tij të të folurit.

banner

Kërçeli ironizoi strukturën e fjalimit të Tahirit, duke thënë se ai përdor shumë fjalë të panevojshme dhe duke aluduar se fjalimi i tij mund të jetë përgatitur me ndihmën e ChatGPT.

“Ai i përdor nja 30 fjalë pa nevojë gjatë fjalimit të tij, ta merr mendja i ka shkru kështu me ChatGPT”, tha Kërçeli.

Ai gjithashtu ironizoi edhe deputetet e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri, duke komentuar reagimet e tyre gjatë debatit në Kuvend.

Kërçeli falënderoi Bajramin për, siç tha ai, pranimin e disa çështjeve lidhur me kontratat gjatë qeverisjes së kaluar, ndërsa me tone ironike komentoi edhe ndërveprimet mes deputetëve të opozitës gjatë replikave parlamentare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.