Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri

Nënkryetarja e PDK-së dënon deklaratën për burgim të përjetshëm ndaj Hashim Thaçi dhe kërkon distancim nga VV

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit të Guxo!, Fatos Geci, i cili në Kuvend kërkoi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

banner

Çitaku u shpreh se Geci nuk e meriton as të quhet deputet, duke e cilësuar deklaratën e tij si të papranueshme.

“Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga kjo deklaratë, duke theksuar se heshtja ndaj një qëndrimi të tillë është e papranueshme.

“Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe VV, nëse nuk mendon si ju, ju ftoj që të distancoheni. Duhet të ju vijë turp”, shtoi Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.