Arbërie Nagavci distancohet nga deklarata e Fatos Geci për Hashim Thaçit: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së thekson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër

Shefja e Grupit Parlamentar i Levizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është distancuar nga deklarata e deputetit Fatos Geci, i cili në seancën e Kuvendit kishte uruar burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

banner

Reagimi i Nagavcit erdhi pasi deklarata e Gecit nxiti reagime të ashpra në skenën politike. Ajo theksoi se qëndrimet e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për luftën çlirimtare janë të njohura dhe të pandryshuara.

“Besoj janë të ditura qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së, janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri, të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo nuk komentoi drejtpërdrejt deklaratën e Gecit, por theksoi pozicionin zyrtar të partisë në raport me luftën dhe kontributin për lirinë e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.