Lumir Abdixhiku: “Na duhet një president që merret me Shoqatën e Zjarrfikësve”, kështu më tha Albin Kurti

Kreu i LDK-së thotë se munguan diskutimet për politika shtetërore, bisedimet u reduktuan në “pazare”

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjatë takimeve me kryeministrin Albin Kurti ka tentuar të hapë diskutime për parime dhe çështje thelbësore shtetërore, por sipas tij, bisedimet janë reduktuar në pazare politike.

banner

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, Abdixhiku tha se e kishte pyetur Kurtin se çfarë profili presidenti i duhet Kosovës, ndërsa përgjigjja, sipas tij, nuk ishte serioze.

“A e dini që kam provu me bë diskutime për parime dhe vazhdimisht kemi mbetë tek pazaret?”, u shpreh Abdixhiku, duke shtuar se marrëveshjet politike duhet të përfshijnë çështje të rëndësishme si politika e jashtme dhe drejtësia.

Ai theksoi se nuk është diskutuar për tema kyçe, si përfaqësimi i Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë Bordin e Paqes, apo çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe emërimet në institucione të rëndësishme.

Sipas Abdixhikut, mungesa e këtyre diskutimeve tregon se nuk ka pasur vullnet për një marrëveshje të mirëfilltë politike, duke lënë të kuptohet se dialogu mes palëve nuk ka prodhuar rezultate konkrete.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.