
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar tallje me qytetarët propozimin e Vetëvendosjes që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike të dalin me tre emra për president.
Sipas Haradinajt, ky propozim nuk është kredibil.
“Jemi dy ditë para se të kryhet afati kushtetues. Është e kuptueshme që loja e Kurtit, strategjia e tij do të vazhdojë kështu me këto veprime”, ka thënë Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
“Këtë që po e thotë sot ka mundur ta thotë ditën e parë. Kjo është një lojë dhe tallje me qytetarët dhe këto oferta nuk janë kredibile dhe askush nuk e dit nëse këto që po i thotë i zbaton apo e ka për ta mbuluar fajin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje” – tha Haradinaj, transmeton KOHA.



