
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Osmani ka thënë se shpreh mirënjohje për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së që vepruan shpejt e heroikisht për të mbrojtur presidentin Donald Trump dhe të pranishmit.
Osmani përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se guxim i tyre parandaloi tragjedi kombëtare, shkruan KOHA.
“Jemi mirënjohës për guximin e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së, të cilët vepruan shpejt dhe me heroizëm për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta dobësojë kurrë këtë”, ka thënë Osmani.


