LDK: Votimi për president pa kuorum, përmbysje e rendit kushtetues

LDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për sabotim të Kushtetutës dhe paralajmëron përgjegjësi politike e institucionale

LDK ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar nisjen e votimit për president pa kuorum si përmbysje të rendit kushtetues në Kosovë.

banner

Në një komunikatë për media, LDK thekson se në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, Vetëvendosje ka inicuar një proces që, sipas tyre, bie ndesh drejtpërdrejt me Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Sipas deklaratës, nisja e votimit pa kuorumin e nevojshëm përbën “sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”, ndërsa akuzohet për abuzim me institucionin e Kuvendit dhe përpjekje për të imponuar, siç thuhet, “vullnet parapolitik”.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik.

LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm.

Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.