Tragjedi në Durrës, dy fëmije vdesin e një tjetër lëndohet rëndë pasi vetura i goditi teksa luanin në trotuar

Dy fëmijë kanë vdekur dhe  një tjetër është në gjendje të rëndë pas një aksidenti në Durrës, ku një veturë dyshohet se i ka goditur e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më vonë nga Policia.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, fëmijët po luanin në trotuar, transmeton KOHA.

banner

“Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuar duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit”, shkruan Top Channel.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.