Flaka Surroi ngre alarmin: Fëmijët po infektohen me fruth nga mosvaksinimi

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj rasteve të fundit të infektimit të fëmijëve me Fruth, duke i lidhur ato me rënien e vaksinimit.

Ajo ka shprehur shqetësim për ndikimin e antivaksinuesve në shoqëri, duke thënë se është e pabesueshme fuqia që kanë fituar narrativat kundër vaksinimit.

banner

“Nuk po mundem me besu sa fuqi mund të kenë antivaxerat në këtë vend si dhe ata që udhëhiqen nga pallavrat e besëtytnitë”, ka shkruar Surroi.

Duke bërë krahasim me periudhën e luftës, ajo theksoi se edhe në kushte shumë më të vështira, vaksinimi i fëmijëve ishte prioritet.

“Në luftë, në atë kiamet, në atë hallakamë… i vaksinonim fëmijët”, ka theksuar ajo.

Surroi ka rikujtuar se vaksinimi është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Vaksinimi shpëton jetë dhe parandalon sëmundje të rënda – tjerat janë pallavra”, ka përfunduar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.