Ramë Buja: Po të mos ishte gjallë, Hashim Thaçi do të shpallej hero tri herë

Ish-komandanti i UÇK-së komenton letrën e Thaçit: “Fajin e ka vetëm pse është gjallë”.

Ish-komandanti i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ramë Buja, ka komentuar deklaratat e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po përballet me gjykim në Hagë.

banner

Buja është shprehur se, sipas tij, nëse Thaçi nuk do të ishte gjallë, ai tashmë do të ishte shpallur hero disa herë.

“Tri herë do ta shpallnin hero po të mos ishte gjallë”, ka deklaruar ai, duke iu referuar edhe letrës së Thaçit ku ky i fundit kishte thënë se “kam faj vetëm pse jam gjallë”.

Ai ka shtuar se ndikimi i Thaçit do të mbetet i madh, duke theksuar se figura e tij vazhdon të ketë peshë në opinion, pavarësisht zhvillimeve gjyqësore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.