
Numri i të plagosurve në Podujevë është katër, një më shumë seç kishte njoftuar Policia e Kosovës. Katër të plagosurit aktualisht po trajtohen në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e të plagosurve është e rëndë, por stabile, ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Syla për KOHËN ka thënë se katër persona janë pranuar me plagë skllopetare (armë zjarri).
“Para 30 minutave, janë sjellë katër pacientë nga lëndimet me armë zjarri. Disa prej tyre i kanë përfunduar ekzaminimet. Gjendja e tyre është rëndë, por stabile. Njëri prej tyre është dërguar në sallën operative. Tre të tjerë po trajtohen në qendrën emergjente. Të katërtit janë moshë mesme”, ka thënë Syla



