Trumpi e rikërkon Grenlandën, ia heq sanksionet Turqisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të martën kërkesën që ishulli i Grenlandës duhet të kontrollohet nga SHBA-ja dhe jo nga Danimarka. Nga Ankaraja, ku janë mbledhur liderët e NATO-s për samitin në Turqi, Trumpi ka njoftuar edhe për heqjen e sanksioneve ndaj shtetit nikoqir.

Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Trumpi ka thënë se SHBA-ja duhet ta blejë apo kontrollojë ishullin gjysmëautonom, që është territor danez. Kjo çështje ka shkaktuar tash e sa kohë tensione mes Washingtonit dhe Kopenhagës – të dyja shtete anëtare të NATO-s.

banner

“Duhet të kontrollohet nga SHBA-ja, jo nga Danimarka”, u ka thënë ai gazetarëve gjatë takimit me Erdoganin. Ai ka thënë se pikërisht kjo çështje i ka lënduar raportet me NATO-n.

E Trumpi ka njoftuar po ashtu se SHBA-ja do t’ia heqë sanksionet Turqisë. Këto sanksione i ishin vënë kur Ankaraja bleu raketa ruse. Sanksionet e ndaluan shitjen e aeroplanëve luftarakë te Turqia. Tani ato pritet të rihapen.

“Do të heqim sanksionet”, u tha Trumpi gazetarëve. Ai paralajmëroi se sekretari i Shtetit dhe Thesarit po merren me çështjen.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.