
Një tërmet i lehtë ka shkaktuar dridhje në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, shkruan KOHA.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në orën 20:22. E dhëna u mor nga Instituti i Gjeoshkencës në Tiranë.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 71 kilometra në veri të Shkupit, ndërsa magnituda ishte 2.2 shkallë.




