
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmës-sekretar i Shtetit, gjatë dëshmisë në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se në vitin 1999 kishte mësuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzituar ndër vite”, transmeton Periskopi.
Ndërkaq, në emisionin Rubikon Haradinaj tha se vazhdon të ketë komunikim me CIA-n dhe sqaroi:
“Te rasti im, kemi qenë palë. Zotëri Rubin e tha me të drejtë se edhe para vitit ’98 kemi pas kontakt me CIA-n. zakonisht ata, i kane pas disa motive pse janë takuar me neve. Ata së pari duan me qenë të informuar të parët me kuptu me zbulu kush jemi dhe cka bëjmë, dhe pastaj me ndërtu nje pozicion se cka me ju sugjeru vendimmarrësve se cka po ndodh. Detyra ime ka qenë me tregu të vërtetën. Te qëllimet ka qenë me rëndësi me sqaru se nuk kemi qenë një krah majtist ushtarak, pastaj me sqaru që s’po bëjmë luftë fetare ose ndëretnike.
Gjatë luftës komunikimi nuk është ndalë me institucionet e sigurisë të Amerikës.. Nuk e ndalim as sot”, tha Haradinaj.



