
Reperi i njohur kosovar, Getoar Aliu, ka reaguar ashpër pas ndalimit nga Dogana e Kosovës, ku iu sekuestruan dy orë luksoze vëllaut të tij, Gramoz Aliut (Mozzikut) në vlerë prej mbi 1.3 milionë euro.
Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai u shpreh se vëllau i tij është duke u sulmuar padrejtësisht dhe se, sipas tij, disa persona “të padukshëm” po përpiqen t’i prishin reputacionin.
“Kur nuk kishim kurgja vijshin naj kputshin rrymen, tash i bonem falë punës tpandalshme, vijne naj kpusin rrymen e bankomatit haha! Kshtu qe ndaq me pare ndaq pa pare rrym spo na lojn kerkun😉😉😉 Athu veq na jem n’kete Kosove qe pak i kem rregullu kushtet? Athu a veq neve duhet gjithqysh me na sulmu n’gjitha anet a? Pse? Se e dojme çlirimtarin? Se jem familjar? Se jem besnik ndaj familjes? Spagujme haraç? Naj keni gerdit me pune e me krejt eh me andrra e me krejt qe i kemi pas pasha Zotin e madh👍 Ja paret e atij ja paret e atyne hahaha tmerr i Zotit po te lige😅”, ka shkruar ai.
Aliu shtoi se ky reagim i drejtohet personave që sipas tij planifikojnë zullume dhe përdorin profile të rreme për ta sulmuar publikisht:
“Hajt tash ju me facebooka fallso edhe ju badihavgjit nisnjani fyeni me komente se skeni faj qaq shihni qaq jetoni❤️ Zoti ju dashte njejt qysh na don neve!”
Ndërkohë, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kontrollin e zhvilluar dje (17 shtator 2025) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, reperit iu gjetën një Richard Mille dhe një Rolex, të padeklaruara në Kanalin e Gjelbër. Për shkak se shmangia doganore kalonte shumën prej 5 mijë euro, u njoftua Prokuroria, e cila urdhëroi ndalimin e përkohshëm të orëve dhe intervistimin e Mozzikut.
Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa orët mbeten të sekuestruara deri në një vendim të mëtejmë.



