
Yll Limani, këngëtar i njohur nga Prishtina, ka bërë një gjest të madh solidariteti.
Këtë të mërkure, një ditë para koncertit të madh, Limani ka dhuruar pajisje muzikore për shkollën e mzukës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Limani ka vlerësuar se kjo ndihmë është më “e pakta” që ka mundu të bëjë për shkollën e muzikës.
“Ka qenë më e pakta që kemi mundur ta bëjmë, aq sa kemi mundur të gjejmë instrumente të disponueshme, ndriçim për këtë sallë, për këtë shkollë, e kemi bërë. Nuk ka me qenë gjëja e fundit që kemi me e bërë për shkollën “Prenk Jakova”. Unë vlerësoj që sa më shumë të krijohen kushtet edhe mundësitë që talentët e rinj, që po na përcjellin tani, me ardhë edhe me u arsimu këtu, edhe me u eduku, aq më mirë është për Prishtinën, për vendin, për Kosovën” – tha Limani.



