
Avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, ka shpjeguar për trupin gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës arsyet pse Hashim Thaçi u zgjodh kryesues i delegacionit shqiptar, ndërsa ish-presidenti Ibrahim Rugova, pavarësisht se përfaqësonte vullnetin e popullit të Kosovës, nuk udhëhoqi negociatat.
Williams tha se ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “akterët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç i fabrikut se ndërkombëtarët ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e Rugovës, i cili kërkonte pëvetëm oavarësi dhe jo përdorim të dhunës.
Presidenti Rugova që ishte klienti im i parë pro-bono nga Bukosi, thellësisht respektoi dhe admiroi çdo bisedë me ndërkombëtarët, niste dhe përfundonte me dy fjali: pavarësi, jo përdorim të forcës.
Rugova luajti rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar njerëzit e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar do të ishte thellësisht i frustruar nëse do të duhej të negocionte me të. Ai trupëzoi pacifizimin dhe pavrësisë, ai nukj negocioi.
BKishte një ndryshim kaleidoksop politik, dhe realitetet në terren, dhe nëse shqiptarët do të thonin ja Rugova qe Bukoshi do të negociojnë, ndërkombëtarët do të thonin ku janë non-state armed actors? Por do të jetë veç Potemkin (e rreme). Duhet krejt konstelacioni i aktorëve. UCK shihej si dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”, tha Williams.



