
Profesori Bujar Dugolli, i cili ka qenë pjesë e zhvillimeve në Rambuje, ka thënë se deklaratat e James Rubin po e tregojnë të vërtetën për rolin që kanë pasur secila prej figurave të asaj kohe.
“Po tregohet e vërteta për kompetencat dhe rolin që e kanë pasur këta në UÇK dhe Rambuje”, ka thënë Dugolli në T7.
“Thaçi, kur bëhet kryesues i delegacionit, ka marrë autoritet. Kjo është normale në secilin proces. Duke ditur se UÇK ishte faktor numër një në këtë proces për të arritur paqen, anëtarët e tjerë s’kanë dashur që dikush tjetër të udhëheqë”, ka shtuar ai.
“S’e ka pasur autoritetin absolut mbi UÇK-në”, ka theksuar më tej Dugolli.



