
Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet fjalimi i Albin Kurtit më 9 mars 2000, në Gjykatën e Qarkut në Nish të Serbisë.
Në atë rast, Kurti kishte refuzuar të përgjigjej në pyetjet e gjykatës, duke deklaruar se nuk e njihte as gjyqin, as Serbinë e Jugosllavinë.
Gjatë fjalës së tij, ai kishtr deklaruar të se kishte punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Adem Demaçi, dhe se angazhimi i tij ishte përqendruar në avansimin e politikës së UÇK-së dhe të luftës çlirimtare. Ai kishtr thënë se lufta e UÇK-së ishte një luftë të drejtë, gjithëpopullore, me qëllim çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kurti kishte theksuar se gjyqi shërbente interesave të politikës fashiste të Millosheviqit dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë.
Fjalimi i tij i plotë:
“Unë kam punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe Iuftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte Iuftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës.
Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën e drejtësinë. Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të MiIosheviqit.
Pas kësaj fjalës sime unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10,20,30 apo 50 vjet. Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë.”



