Rohde përmbyll mandatin: Unë po shkoj, por Kosovën gjithmonë do ta mbajë në zemër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmbyllur zyrtarisht mandatin e tij pesëvjeçar, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë qëndrimit në vend.

Në një pritje lamtumire të mbajtur të mërkurën në rezidencën e tij zyrtare, Rohde tha:

banner

“Jam thellësisht mirënjohës për pesë vite kuptimplota në Kosovë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë përvojë dhe do të mbetem i lidhur me këtë vend.”

Në ngjarje morën pjesë figura të shumta nga jeta politike dhe diplomatike, përfshirë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e vlerësoi Ambasadorin Rohde si një mik të vërtetë të Kosovës.

“Ambasadori Rohde nuk ishte vetëm një përfaqësues diplomatik, por një mik i vërtetë i Kosovës,” tha Osmani.

Gjatë fjalimit të tij, Rohde përmendi mikpritjen e popullit kosovar, pasionin për ecjen në male, lojërat futbollistike me kolegë dhe miq, si dhe fitoren e fundit të ekipit kombëtar të Kosovës kundër Suedisë, duke theksuar pjesëmarrjen e lojtarëve të lindur në Gjermani si simbol të lidhjes mes dy vendeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.