
Wolfgan Ischinger, ish-diplomat gjerman, ka kritikuar Serbinë për nderimin që i bëri figurës së Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ischinger është pajtuar më anulimin e vizitës së Marta Kosit, shefe e diplomacisë së BE-së, në Serbi.

“Marta Kos ka plotësisht të drejtë. Çfarë akti i neveritshëm të përpiqesh të nderosh kujtimin e një vrasësi masiv të dënuar. A u ka kërkuar falje Presidenti Vuçiç familjeve të viktimave?” – shkroi Ischinger.




