
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e PISA 2025, ku Kosova vazhdon të mbetet nën mesataren e vendeve të OECD-së.
Në test morën pjesë 6 mijë e 632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shkolla. Kosova mori 357 pikë në shkencë, 340 në lexim dhe 350 në matematikë.

Vetëm 21 për qind e nxënësve arritën të paktën Nivelin 2 në shkencë, 15 për qind në matematikë dhe 16 për qind në lexim.
Vajzat dolën më mirë se djemtë në të tri fushat, ndërsa dallimi më i madh u shënua në lexim.
Ministria ka paralajmëruar se rezultatet do të shërbejnë si bazë për ndryshime në Strategjinë e re të Arsimit.



