Gola, Çitaku, Shala, Sllavko Simiq dhe Redzepi propozohen për nënkryetarë të Kuvendit – ende s’votohen

Partitë parlamentare kanë propozuar emrat për nënkryetar, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.

Ardian Gola është propozuar nga VV-ja për nënkryetar.

banner

Vlora Çitaku ishte propozimi i PDK-së.

Kujtim Shala u propozua nga grupi parlamentar i LDK-së.

Ndërsa komuniteti serb, që në këtë rast përfaqësohet në shumicë nga Lista Serbe, propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar.

Emilia Redzepi ishte propozim i komuniteteve joshumicë joserbe.

Ende nuk janë votuar nënkryetarët e propozuar, pasi nuk ka dakordim për mënyrën e votimit.

Haxhiu ka dhënë 30 minuta pushim, duke ftuar shefat e grupeve parlamentare për t’u konsultuar për këtë temë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.