Koci kërkon sqarim nga avokatët ish-krerëve të UÇK-së: U paguan 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve të gjykuar nga Gjykata Speciale duhet publikisht të tregojnë se çka ndodhi gjatë procesit dhe si erdhi deri te dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë avokati Arianit Koci, shkruan KOHA.

Sipas Kocit, mbrojtja e tyre ua ka obligim qytetarëve që të dalë me sqarim, derisa ka shtuar se nuk ishte dhënë asnjë sinjal se procesi gjyqësor do të përfundonte me dënim. Ai ka bërë të ditur se për gjashtë vjet, ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së kanë marrë rreth 40 milionë euro nga buxheti i shtetit. 

“Avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet me dalë publikisht e me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te këto dënime. Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu? Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret. Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit. Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro për të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga Haga (vetëm për këta katër rreth 28.5), prej buxhetit të Kosovës”, ka shkruar Koci.

Pas vendimit të Speciales, avokati i Thaçit Luka Mishetiq pati deklaruar se vendimi ka “gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.