Haradinaj komenton protestën e djeshme: Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK, ka folur rreth protestës së djeshme kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka vlerësuar se protesta ishte masive.

Sidoqoftë, Haradinaj ka theksuar se nuk i ka kuptuar adresimet.

Postimi i plotë:

Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit.

Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova.

Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë.

Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë.

Të gjithë e dini kush e bëri argatin e dreqit dhe nuk po e thoni.

Më 6 tetor do të duhej me qenë krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.