Përparim Rama tregon pse dëshiron të bëhet kryeministër: Kurti s’po punon aq mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se misioni i tij i radhës është të bëhet kryeministër.

Në një video të influencerit “Khan” që njihet për pyetjet që ua bën njerëzve në rrugë se “çka bëjnë për të jetuar”, Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti “nuk po bën punë aq të mirë”

“Pjesa e preferuar, mendoj se misioni i ardhshëm është të jem kryeministër, që ta pastrojmë, ta rregullojmë shtetin. Ai (Kurti) nuk po bën punë aq të mirë. Prandaj duhet t’ia tregojmë rrugën”, ka thënë ai në këtë video, transmeton KOHA.

Rama është kryetar i Prishtinës për mandatin e dytë. Ai ka fituar nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por në shumë raste ka thënë se nuk ka librezën e partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.