
Shkëlzen Gashi, analist dhe publicist, ka komentuar raportimet e mediumeve amerikane për nisjen e hetimeve nga Shtëpia e Bardhë ndaj Richard Grenellit, emisar special i presidentit amerikan, Donald Trump.
Gashi ka pasur një interpretim interesant.
Sipas Gashit, të shpallësh Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës si anti-amerikan, nuk duhen mend, por mjafton vetëm një mikrofon.
Tutje, ai ka kërkuar nga opozita që të ndalojnë me këto akuza dhe të krtikojnë qeverinë në lidhje me arsimin, ekonominë e drejtësinë.
Postimi i plotë:
Me e kritiku qeverinë për arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi duhet mend e punë. Me e shpallë Kryeminsitrin Albin Kurti antiamerikan, kundër UÇK-së e njeri të Serbisë, mjafton një mikrofon. Mend s’duhen.
Mbas raportimeve se Trumpi ka urdhnu hetimin e akuzave për keqpërdorime ndaj Grenellit, shpresoj që opozita ka me u kthjellë e me i kuptu tri gjana:
Grenelli s’është Amerika.
Opozita s’është UÇK-ja.
Kush s’pajtohet me opozitën, s’është njeri i Serbisë.
Pensionojini këto akuza. Gjashtë vjet boll janë.
Merruni me arsimin, shëndetësinë, ekonominë e drejtësinë. Tregoni ku ka dështu qeveria e çka kishit ba ju ma mirë.
Me fakte. Me alternativa.



