“Tung e bafshit”: Faton Peci “shpërthen” ndaj AAK-së, i quan “zhvatësa” – ankohet për fushatë linçuese ndaj tij

Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka reaguar në një postim në lidhje me deklarimin e Teuta Haxhiut, deputete e AAK-së.

Peci ka akuzuar AAK-në për “zhvatje”.

Tutje, Peci është ankaur edhe për fushatë linçuese ndaj tij në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Vazhdon fushata linçuese ndaj meje edhe sot në Kuvendin e Kosovës

Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi.

Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi.

Thirrje publike deputetës së AAK-së:

Shko pyeti fermerët në Gjakovë e Deçan se çka thonë për ministrin Faton Peci në bujqësi dhe ministrin tuaj Nenad Rikallo, në këtë ministri.

Hija jem po ju ndjek ende në Kuvend!

Tung e bafshit zhvatësa👋

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.