
Analisti politik Ilir Deda ka përshëndetur fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si historike.
“Sapo u konfirmua fitorja e Listës Studentore në Serbi”, ka shkruar Deda.
Ai ka thënë se të rinjtë serbë u organizuan kundër pushtetit, hartuan vetë listën zgjedhore dhe mobilizuan qytetarët.
“Gen Z e Serbisë u ngrit kundër një pushteti të dhunshëm, e përpiloi vet listën zgjedhore, i mobilizoi qytetarët dhe fitoi zgjedhjet. Një fitore historike për Serbinë dhe një shembull për Gen Z përtej saj”, ka shkruar ai.
Deda ka shprehur shpresën se rezultati do të hapë rrugën për një Serbi demokratike, e cila respekton qytetarët dhe ndërton paqe me Kosovën dhe vendet fqinje.



