
Familja Rexha ka nisur një peticion publik që rruga Prizren–Tetovë të emërtohet sipas Heroit Ekrem Rexha – Komandant Drini.
Në njoftim thuhet se ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor ishte ideuar dhe propozuar vite më parë nga Komandant Drini.
“Sot, kur realizimi i projektit ka filluar, kërkojmë që kontributi i tij historik të njihet dhe emri i tij të përjetësohet përmes emërtimit të kësaj rruge: Rruga Ekrem Rexha – Komandant Drini”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas familjes Rexha, kërkesa synon mirënjohjen e kontributit të tij, drejtësinë historike dhe ruajtjen e kujtesës kombëtare.
Familja u ka bërë thirrje qytetarëve që e mbështesin nismën ta nënshkruajnë peticionin publik.
“Le të bashkohemi që emri dhe kontributi i Komandant Drinit të mbeten pjesë e historisë edhe për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim.



