Erion Veliaj shpërthen ndaj Edi Ramës: Kam më pak liri se ti, por shumë herë më tepër dinjitet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas pretendimeve se ai mund të ketë organizuar ose financuar protestat në Shqipëri.

Veliaj i ka cilësuar këto pretendime si “halucinacione bolshevike”, duke sfiduar Ramën që të paraqesë qoftë edhe një provë për aludimet ndaj tij.

“Dua t’i siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim. Unë vërtet kam më pak liri sesa kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, ka deklaruar Veliaj.

Ai ka mohuar përfshirjen në organizimin apo financimin e protestave dhe ka publikuar një shënim të shkruar me dorë, për të cilin pretendon se përmbledh takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

“Refuzoj halucinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time. Sfidoj kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!”, ka shkruar Veliaj.

Në shënimin e publikuar, Veliaj pretendon se gjatë takimit i është thënë se transferimi dhe izolimi i tij ishin urdhëruar nga personi të cilit i referohet vetëm me inicialin “R”.

Sipas pretendimeve të Veliajt, atij i janë paraqitur tri kërkesa: të pranonte përfshirjen me protestuesit, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe drejtimin t’ia delegonte Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën.

Pretendimet e publikuara nga Veliaj nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa deri tani nuk është bërë publik ndonjë reagim nga Rama apo Gogu lidhur me akuzat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.