
Baton Haxhiu, analist dhe publicist, ka reaguar ndaj një shkrimi të Veton Surroit, publicist dhe shkrimtar, ku akuzohej Haxhiu dhe babai i tij për bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe.
Haxhiu ka mohuar këtë, duke paralajmëruar padi ndaj Surroit, shkruan Gazeta Politika.
Në shkrimin e tij, Haxhiu ka akuzuar Surroin për takim me Sllobodan Millosheviqin, diktator i Jugosllavisë, në vitin 1998.
“Edhe për ato që kam bërë vetë nuk kam nevojë të fshihem pas askujt. Jeta ime publike është e hapur. Kam qenë gazetar dhe kryeredaktor në kohën më të vështirë të Kosovës. Kam shkruar, kam marrë pozicione, kam gabuar kur kam gabuar dhe kam mbajtur përgjegjësi për atë që kam bërë. Dhe nuk kam takuar struktura serbe me 1998 po as serb te vetem. Ti ke takuar Millosheviqin me ‘98, dhe mos me ngatërro me veten.
Prandaj, Nuk ia delegoj askujt biografinë time” – ka shkuar Haxhiu, ndër të tjera.



