Abdixhiku: LDK gati për betejën e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi sot se partia është gati të nisë betejën për zgjedhjet lokale.

Përmes Facebookur, ai ka njoftuar se u takua me kryetarët e degëve të LDK-së, duke theksuar përkushtimin për të qenë pranë çdo qytetari dhe çdo komuniteti.

banner

Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.