Abdixhiku: S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani

Kreu i LDK-së thotë se partia e tij nuk ka nevojë të propozojë tre emra, por vetëm një, nëse ka marrëveshje politike

Kreu i Lumir Abdixhiku ka folur për ofertën që kryeministri Albin Kurti ka bërë sot ndaj LDK-së dhe PDK-së lidhur me zgjidhjen e çështjes së presidentit.

banner

Abdixhiku ka theksuar se gjithçka varet nga qëndrimi i Kurtit dhe gatishmëria e tij për të arritur një marrëveshje politike me LDK-në. Sipas tij, nëse një marrëveshje e tillë arrihet, atëherë LDK-ja është e gatshme të propozojë një kandidat të vetëm për president, duke hequr dorë nga ideja e disa emrave.

Ai ka bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që kandidat i propozuar të jetë edhe Vjosa Osmani, por kjo varet nga vullneti politik i palëve për bashkëpunim.

“Nëse do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë ne mundemi me propozu edhe emra. S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Por duhet të vendosë nëse do marrëveshje politike me LDK-në”, ka deklaruar Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.