
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me temën e shumëpërfolur të zgjedhjes së presidentit.
Abrashi ka përkrahur idenë për propozime partiake për kandidatë për president, të cilën e përmendi lider i VV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Nëse PDK-ja e ka kandidatin e saj, atëherë edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta propozojë kandidatin e vet. Sigurisht, edhe LDK-ja mund të ketë kandidatin e saj.
Këtë e parasheh edhe Kushtetuta, e cila përcakton një garë në tri raunde të votimit, ku zgjidhet kandidati që i merr votat e nevojshme sipas procedurës kushtetuese.
Kjo qasje ofron një platformë për garë të drejtë dhe demokratike, por njëkohësisht nuk e rrezikon procesin institucional dhe shmang nevojën për të shkuar në zgjedhje të reja.



