
Agim Bahtiri, ish-deputet i VV-së, ka folur në lidhje me figurën e ish-presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Bahtirit, Osmani është rritur nga VV-ja.
“Vjosa Osmanin e kemi rritur ne. Në vitin 2019 e kemi hjekur personin më të devotshëm të VV-së pas Albin Kurtit, siç e dini ju, Glaukun e kemi hjekur nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe e kemi vendosur atë” – tha Bahtiri në Istogu Channel, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, ai kishte edhe akuza ndaj zonjës Osmani, duke theksuar se Osmani u votua nga njerëzit që e duan Kurtin dhe VV-në.



