Aksion i Policisë në Mitrovicë dhe Vushtrri, 26 të arrestuar e 150 mijë euro të sekuestruara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë arrestuar 26 persona në një aksion në Mitrovicë e Vushtrri.

Në një postim në profiin e tij në Facebook, Sveçla ka shkruar se aksioni kishte cak veprimtarit e dyshimta në lidhje me organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

banner

“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.  Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.