
Zana Avdiu, analiste në “Pressing” dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka komentuar zhvillimet politike në Kuvendin e Kosovës, ku Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.
Avdiu ka ironizuar me këtë aksion të Kadrijajt, duke përmendur vajin e palmës, që u bo kryetemë javëve të fundit për shkak të inspektimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-it në sektorin e qumështit.




