Albin Kurti: Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, shkruan KOHA.

Kurti njoftoi se pasditen e sotme do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për të diskutuar edhe çështjen e hapjes së urës.

banner

“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, tha Kurti.

Ai shtoi se pas ndërtimit të urave të reja, është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

“Pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve e as tensioneve, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është e dobishme jo vetëm për ekonominë por edhe paqen dhe sigurinë”, theksoi Kurti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.