Ambasadori gjerman mesazh politikanëve: Mendojeni çka është më e mira për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, u ka bërë thirrje liderëve politikë që të reflektojnë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

banner

Ai ka theksuar se vendimmarrësit duhet të fokusohen në atë që është më e mira për Kosovën.

Në një intervistë për RTK, diplomati gjerman ka vlerësuar se vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe funksionale.

“Mesazhi për të gjithë aktorët politik në të gjithë spektrin: mendojeni se çka është më e mira për vendin, në kuptimin e ndërveprimit me ne, me miqtë tuaj ndërkombëtarë, pra për agjendën ndërkombëtare evropiane që duhet të shtyhet përpara. Ajo çfarë mund të bëjmë ne si miq të këtij shteti është që ta marrim këtë dinamikë që rrjedh nga vet vendi; nuk mund ta krijojmë ne vetë, dhe për të pasur këtë momentum pozitiv, na duhen institucione stabile që përfaqësojnë vendin”, ka thënë Rudolph.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.