Ardian Gjini: Jam propozuar si kandidat për kryeministër, AAK gati për betejë – jo për prag

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe partitë duket se kanë arritur konsensus që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se vendimet përfundimtare priten të merren brenda partisë nga organet drejtuese.

banner

Gjini theksoi se ai është i nominuar për kryeministër nga AAK, por shtoi se ende pritet vendimi zyrtar i partisë.

“Vendimet në AAK i merr Këshilli Drejtues. Jam i nominuar për kryeministër, por presim vendimin e partisë”, ka deklaruar Gjini, transmeton Reporteri.

Ai u shpreh se AAK po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e ardhshme, duke synuar më shumë sesa vetëm kalimin e pragut zgjedhor.

“AAK po bëhet gati për betejë, jo për prag, por për një qeveri normale që i ka punët serioze”, tha Gjini.

Duke komentuar situatën politike në vend, ai kritikoi mungesën e rezultateve konkrete nga institucionet aktuale.

“Deri tani kemi parë fjalë të forta, por punë hiç”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.