Avdiu: Kurti e “çliroi Veriun” dhe u takua me Trumpin – me çfarë oferte do të shkojë opozita në zgjedhje?

Analistja Zana Avdiu ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke thënë se një pjesë e saj tashmë është pozicionuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, ndërsa pjesa tjetër, sipas saj, po hesht.

“Një pjesë e opozitës tashmë është kundër Amerikës dhe Evropës. Pjesa tjetër e opozitës po hesht për gjithçka”, ka shkruar Avdiu.

Në reagimin e saj, ajo ka renditur disa prej veprimeve dhe zhvillimeve gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, të cilat i ka paraqitur si argument për të pyetur se me çfarë platforme do të dalë opozita në zgjedhje.

“Ndërkohë, Albini e çliroi Veriun, e hoqi dinarin serb nga Kosova, vendosi flamujt e shtetit, u zbuluan varreza masive dhe u arrestuan kriminelë të luftës”, ka shkruar Avdiu.

Ajo ka përmendur gjithashtu takimin e Kurtit me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Përveç krejt këtyre, Albini shkoi edhe në Amerikë dhe u takua me presidentin amerikan, Donald Trump”, ka shkruar ajo.

Në fund, Avdiu ka shtruar pyetjen se cilat do të jenë argumentet dhe oferta e opozitës përballë Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

“Tash, me çfarë oferte do të shkojë opozita në zgjedhje? Cilat janë kritikat ndaj Albinit? Mirëdita! 🙂”, ka përfunduar Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.