Avokati i Popullit: Personave që nuk dinë shkrim-lexim nuk po u lejohet të votojnë me asistencë

Zëvëndësavokatja e Popullit Majlinda Sinani-Lulaj, ka thënë se nga raportimet që kanë marrë nga kolegët në terren, ankesa ka pasur kryesisht për vështirësi në votimin me asistencë.

Sipas saj, përveç personave me aftësi të kufizuara, që për t’iu lejuar që dikush t’i asistojë në procesin e votimit duhet të kenë një dëshmi nga institucionet aftësinë e kufizuar, as personave që nuk dinë shkrim-lexim nuk u është lejuar të votojnë me asistencë. 

banner

“Ekziston edhe një farë konfuzioni edhe te vetë votuesit, në kuptimin  asaj që tek pasi shkojnë edhe marrin një përgjigje nga zyrtarët që janë përgjegjës se nuk mund të votojnë pa një dëshmi për aftësinë e kufizuar të personat me aftësi të kufizuara, nuk janë rehat me këtë lloj përgjigje, por gjithashtu kemi edhe rastet kur kemi personat të cilët nuk janë të aftë të shkruajnë dhe të lexojnë dhe kanë problem me procesin e votimit, për të cilët nuk ka një sqarim, ose të paktën nuk jemi në dijeni që ka një sqarim të detajuar se si duhet vepruar me ta”, ka thënë Sinani-Lulaj në emisionin Zgjedhjet në KOHË, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.