Çitaku e ashpër: Nga SHBA, Kurti del si analist mediokër dhe bën deklarata të papërgjegjshme

PDK kritikon ashpër kryeministrin, ndërsa Departamenti i Shtetit sqaron se vendimi për pezullimin e dialogut është pasojë e veprimeve të qeverisë së Kosovës, jo e Serbisë apo faktorëve të jashtëm.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të Departamentit të Shtetit lidhur me pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Ajo ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të qeverisë kujdestare të Kosovës, duke mohuar çdo lidhje me Serbinë apo aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

banner

Megjithatë, sipas Çitakut, kryeministri Albin Kurti po tenton ta paraqesë ndryshe situatën përpara qytetarëve, duke manipuluar opinionin publik me qëllim përfitimi

Çitaku e akuzoi kryeministrin se gjatë vizitës së tij në SHBA ka dalë me qëndrime të papërgjegjshme, të cilat, sipas saj, e dëmtojnë imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës.

Megjithatë, A.K i jep vetes të drejtë që, në përpjekjen e tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës, të mashtrojë publikisht për arsyet e pezullimit të dialogut me Serbinë.
Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash, duke u mbështetur në një populizëm banal, e ndërkohë rrezikon skajshëm raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.